Lajmi i fundit: Ja edhe për sa ditë zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski tha se gjendja e jashtëzakonshme duhet të vazhdohet edhe për 30 ditë.

“Në bazë të vlerësimeve të bëra, për periudhën që pason është e qartë se është e nevojshme përsëri shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimin do ta marr në bazë të kompetencave të mia dhe do të zgjas edhe 30 ditë”, tha Pendarovski.

Ai tha se e merr këtë vendim për shkak gjendjes së krijuar dhe se është më e rëndësishme shpëtimi i jetërave se sa interpretimet juridike.

Ai tha se qëndrimi për në Kumanovë duhet të implementohet shembulli i Dibrës dhe Qendrë Zhupë.