Një aksident mes një autobusi që transportonte udhëtarë nga Kosova dhe një kamioni ka mbyllur qarkullimin në unazën e Kyustendilit mëngjesin e sotëm.
Sipas mediave bullgare, nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit i cili është dërguar në spitalin e Qyustendilit. Të gjithë 29 pasagjerët, mes të cilëve 9 fëmijë, janë pa lëndime.
Ata u transportuan në ambientet e bashkisë me ngrohje, ku u pajisën me pije të nxehta dhe iu nënshtruan ekzaminimit mjekësor. Sipas të dhënave fillestare, drejtuesi i kamionit është ndalur dhe ka dalë nga rruga për shkak të një peme të rënë. Ai u përpoq të ndalonte autobusin që vinte pas tij, por automjeti u përplas me kamionin.
Për shkak të aksidentit është kufizuar përkohësisht qarkullimi në të dy drejtimet në rrugën Sofje – Pika kufitare Gueshevo, në zonën e kthesës për fshatin Skrinyano.