LAJMI I FUNDIT: 15 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë në Kosovë

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 15 persona si pasojë e infektimit me Covid-19, raporton Gazeta Express.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar të dhënat për 24 orëshin e fundit.

Numri i personave të vdekur ka shkuar 227.

” Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së/GazetaExpress/