LAJMI FUNDIT: 15-vjeçarja humb jetën pasi bie nga banesa në Prishtinë


Një e mitur dyshohet se ka rënë nga një objekt sonte në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë dhe ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

E njëjta është dërguar në QKUK, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.