“Lajmet e rrejshme nuk i ndihmojnë demokracisë, ato janë armiku numer 1 i saj”

Shkruan Sefer Selimi:

Në rrjetet sociale qarkullon një fotomontazh që pretendon se ministri Jeton Shaqiri po keqpërdor ndihmat humanitare me llogo të partisë për të blerë vota. Jo që partitë politike nuk bëjnë kësi lloj keqpërdorimesh, por rasti që përdoret duke shpërndarë lajme të rrejshme në fakt i ndihmon ato që, atëherë kur vërtetë të kapen me presh në duar qytetarët/votuesit mos i besojnë as syve të vet. Lajmet e rrejshme nuk i ndihmojnë demokracisë, ato janë armiku numer 1 i saj.