Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për kapjen e një personi i cili dyshohet për veprat penale vjedhje dhe mashtrim.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Personi i kërkuar është:
BESNIK (Jashar) DAUTAJ i lindur me 16.06.1988 në Shtupel-Klinë
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
“Mashtrim”.
“Vjedhje”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
–192 dhe 080019999 (pa pagesë)
–039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]