Lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës nëse e shihni këtë person, kërkohet për shumë vepra penale

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e Leorand Rexhajt, i cili dyshohet se ka kryer veprat posedim i paautorizuar i nar*kotikëve, vje*dhje, ma*shtrim, kanosje dhe ce*nim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.

Rexhaj është i lindur më 28 prill 1995 në Oberndofr të Gjermanisë, ndërsa thuhet se mund të jetë në lokacionet Jabllanicë e vogël në Pejë, Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.
I njëjti ishte dënuar me 15 muaj burgim për veprën penale posedim i paautorizuar i nar*kotikëve.