Lajmërojeni menjëherë policinë në rast se e shihni këtë person

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të Ilvaim (Imer) Zimmerli- Gashi i dy*shuar për veprën penale “Ma*shtrim”.
Kjo është bërë e ditur sot me anë të një komunikate për media, ku ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar të dyshuarin.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arr*estimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:
ILVAIM (Imer) ZIMMERLI- GASHI i lindur me 04.06.1979 në Sferkë- Klinë
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Ma*shtrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
–192 dhe 080019999 (pa pagesë)
–039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]