Lajmërohet edhe Bajqinovci: Askush më mirë se VV s’e ka mbrojtur luftën e UÇK’së

Anëtari i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se askush ma mirë se partia e tij nuk e ka mbrojtur e lartësuar luftën e UÇK’së.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se kjo parti gjithmonë ka pasur parasysh betimin, gjakun e djersën e UÇK’së.

“Populli diti ta ndajë çka është UÇK, e çka hajni. Krime në kohën e UÇK’së, nuk mund të nenkuptohet krime nga UÇK’ja, ky është abuzim, nuk është realitet. Kjo nuk është kurfarë dëmi për UÇK’në. Këtë të fundit, e dëmton fryerja e numrit të veteraneve me njerëz fallc, me invalidë, me abuzime e hajni në emër të saj”, ka shkruar ai tutje.

Shkrimi i plotë:

Askush më shumë, e askush më mirë se sa Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka mbrojtur, argumentuar e lartësuar luftën e UÇK’së. Kur ne, thonim se populli i Kosovës duhet të vendosë vet për fatin e tij, përveç parimit universal të vetëvendosjes, kishim parasysh edhe betimin, gjakun, djersën e mundin që shqiptarët dhanë nën strukturimin e UÇK’së.

Kur ne thonim se parti e liderë politik që thirreshin si trashëgimtarë të UÇK’së, po vjedhin në emër të saj, ne përveç se luftonim fenomene negative si hajnia e korrupsioni që frenojnë zhvillim e progres politik, ekonomik, social e kulturor të shoqërive e popujve të qytetëruar, kishim parasysh edhe nevojën që hajnia e vjedhja, abuzimi e degradimi të mos i viheshin në barrë as në mënyrë indirekte, UÇK’së. Shumë u vodh e u abuzua me djersën e popullit në emër të UÇK’ë. Fatmirësisht, populli e kuptonte se behej fjalë për abuzues që thjesht po e përdornin UÇK’në për të justifikuar hajni e korrupsion.

Populli diti ta ndajë çka është UÇK, e çka hajni. Krime në kohën e UÇK’së, nuk mund të nenkuptohet krime nga UÇK’ja, ky është abuzim, nuk është realitet. Kjo nuk është kurfarë dëmi për UÇK’në. Këtë të fundit, e dëmton fryerja e numrit të veteraneve me njerëz fallc, me invalidë, me abuzime e hajni në emër të saj. Këto nuk i ka bërë LVV’ja, por i kanë bërë lideri që përçau, krijoi gjithëfarë mashtrimesh politike e meskine për ta përdorur këtë luftë për karrierë e pasuri. I bëri partia qe perdorte luften per vota. Ne luftuam kundër këtyre fenomeneve e këtyre njerëzve.

Ja hoqëm Kosovës nga shpina, e duam të ja heqim edhe UÇK’së që mos ta vjedhin edhe mëtej lavdinë e saj, të mos gënjejnë, përçajnë e keqpërdorin mbi emrin e saj. Nga këto fenomene duhet ruajtur UÇK’ja, jo nga LVV.