Lajmërohet babai i Edona James: Qe 23 vite nuk e kom pa, ende e ndjej si fëmiun tim


Edona James së fundmi ka folur edhe për babain e saj, për të cilin ka thënë se për dallim nga nëna i ka raportet më të ftohta, por që kanë kontakt.

Por, babai i James ka folur derisa ka treguar se qe 23 vite nuk e ka takuar atë.

“Edona ka nejt me mu 8 vjet, dhe pastaj ka shkuar me nanën e vet dhe kurrë nuk i jam përzier se çfarë ka bërë. Nëna e saj është ndarë prej meje dhe i ka marrë fëmijët me vete, të dy, dhe ua ka bërë letrat”, tha fillimisht ai.

Ai tregoi se tashmë ai ka krijuar familjen e tij dhe ka dy fëmijë.

“Mka shkru ne msn para dy jave, a mun me ma nxjerrë një pasaportë, por që i kam thënë se pa qenë personi nuk mundet. Por asgjë tjetër”, tha ai.

“E ndjej si fëmiun tim. Ndjehem mirë se ajo jetën e vet e ka, ndihem mirë. Fillimisht njeri ndjehet keq, se prej djalit me u bo në gjini tjetër, është zor për prindërit, por tek e fundit e kam lënë me vendos ajo për jetën e saj, smuj me ju përzi”

“Prej kur ka qenë fmi nuk e kom pa, prej vitit 2000. Qe 23 vite”, tha ai.

Ai tha se do dëshironte ta takonte pasi ta përfundonte eksperiencën e saj në BBVK2.