Lajmërohet Agim Veliu pas shkarkimit nga Kryeministrit Kurti

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka thënë se nuk ka marr asnjë njoftim zyrtar nga Albin kurti për shkarkimin e tij.

Ai një një bisedë për Insajderin ka thënë se nuk janë në komunizëm që të mos guxojnë të thonë mendimin e vet secili.

Ndërsa, ia ka kujtuar Kurtit se nuk mund të shkarkojë ministra të LDK-së pa pëlqimin paraprak të kryearit Isa Mustafa.
“Unë nuk e di çka e komentoi sepse nuk jam i informuar në vijë zyrtare, nuk kam kuirrfarë vendimi, nuk kam kurrfarë informate prej kryeministrit dhe nuk e di çka të komentoi këtu”.

“Nuk jemi në komunizëm e totalitarizëm që mos me guxu me fol kërkush. Unë e kam mendimin tim, pa marr parasysh çka thotë ai”, tha ai.

“Po tash kjo është çështje e një niveli tjetër që duhet të diskutohet sepse me marrëveshje ai nuk mund të shkarkoi ministra të LDK-së, pa konsultim dhe pa miratim paraprak të partnerit të koalicionit”, tha ai.

Derisa, mohoi se është i njoftuar Mustafa për shkarkimin e tij.

“Unë nuk di që ka njoftim kryetari Mustafa e as pëlqim, unë nuk jam informuar po të kishte diçka të tillë kryetari Mustafa do të më informonte. Por unë nuk kam kurrfarë informacioni. Nuk e di. Ato janë çështje të organeve të LDK-së”, tha ai.