Lajmërohet Abrashi: LDK ka shënuar ngritje me 2.9%, do ta udhëheqim sërish Qeverinë

Sekretari i LDK’së, Arban Abrashi ka deklaruar se partia që përfaqëson ai ka shënuar rritje në sondazhin e fundit.
Abrashi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar ngritje në sondazhe me 2.9 pëqind.
Ai ka shkruar se të dhënat nga anketimi dhe terreni tregojnë për ngritje të LDK’së.

Shkrimi i plotë:
Të dhënat dhe anketimi nga terreni tregojnë për një trend stabil të rritjes të LDK-së. Për më pak se dy javë, LDK ka shënu ngritje prej 2.9 % Projeksionet për ditët e ardhshme janë edhe më pozitive. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë