Wizz Air do të zvogëlojë më tej shërbimet e tij në Shkup këtë dimër dhe do të mbyllë përkohësisht shtatë linja, ka njoftuar portali i specializuar EksJuAviajshën. Kompania ajrore ka njoftuar se deri në fund të Marsit 2021 nuk do të ketë fluturime për në Barcelonë, Bremen, Hanover, Larnaka, Sandefjord (Norvegji) dhe në dy aeroporte në Suedi, Skavsta afër Stokholmit dhe Vesso, ndërsa më parë ishte anuluar linja për në Salzburg.
Pa këto linja, Wizz Air do të vazhdojë të organizojë fluturime nga Shkupi në 23 destinacione Evropiane gjatë dimrit, por edhe kjo mund të ndryshojë. Disa nga këto linja janë pezulluar përkohësisht dhe nuk do të vazhdojnë deri në fillimin e sezonit dimëror 2020/21 kah fundi i tetorit.
Shkupi është baza më e madhe dhe me qarkullimin më të madh të Wizz Air në ish Jugosllavi dhe vitin e kaluar, 60% e të gjitha fluturimeve të pasagjerëve nga kryeqyteti i Maqedonisë ishin të linjave ajrore hungareze me kosto të ulët. Vitin e kaluar, kompania vendosi pesë aeroplanë A320 dhe A321 në Shkup. Në fund të vitit 2019, qeveria e Maqedonisë njoftoi se do të investonte 1.7 milion euro në sektorin e aviacionit të vendit dhe shumica e këtyre fondeve ishin të destinuara për Wizz Air.
Aeroporti i Shkupit aktualisht shërben në shtatë kompani ajrore. Varësish nga kriza e koronës, është e mundur që dhjetë kompani të veprojnë këtë dimër, kur Flydubai, Qatar Airways dhe LOT i Polonisë do të duhet të rinisin fluturimet e tyre.
Për shkak të krizës kompania greke, Aegean Airlines u tërhoq nga Shkupi, pa njoftuar se kur do të kishte rinisur fluturimet për në Athinë.