Lajme të mira nga Mali i Zi, brenda 24 orëve asnjë rast i ri me koronavirus

Lajme të mira vijnë nga Mali i Zi, i cili ka konfirmuar se nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus.

“Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me COVID-19”, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi.

Autoritetet kanë njoftuar se së fundmi janë kryer 140 teste për koronavirus dhe asnjë nuk ka dalur pozitiv.

“Ndërkohë rasti i fundit aktiv me COVID-19 i ka plotësuar kriteret për shërim të plotë”, thuhet në njoftim.

Instituti bëri me dije se numri i përgjithshëm i pacientëve që nga fillimi i epidemisë ka qenë 324.