Ka vdekur sot vogëlushja Fatime Ademi nga Mitrovica, e cila kishte probleme me zemër dhe më pas ishte operuar në Turqi por që nuk ka arritur ta mposht sëmundjen.
Për vogëlushen Fatime Ademi ditë më parë ishte kërkuar ndihma financiare pasi që pas problemeve në zemër, operacioni i saj kushtonte 100 mijë euro.
Qytetarët kishin dhënë shumën e nevojshme mirëpo vogëlushja nuk arriti që ta mposht këtë sëmundje.
Vdekjen e saj e kanë konfirmuar edhe familjarët, por edhe fanpaget informative në qytetin e Mitrovicës.
E ndjera ishte vetëm 10 vjeç.