Lajm i mrekullueshëm nga Gjinekologjia e Shkupit, foshnja e lindur 700 gram, pas 74 ditësh shkoi në shtëpi me më shumë se 2 kilogramë peshë

Pas 74 ditësh të kaluara në Klinikën Universitare për gjinekologji dhe akusheri në Shkup, me qëndrim në sektorin neonapatologjik intenziv, Viktorija, foshnja e lindur para kohe, më 18 mars, sot shkoi në shtëpi në gjendje shëndetësore të mire, dhe me funksione normale vitaliteti, shkroi spitali gjinekologjik i Shkupit.
Shtatzëna e cila lindi për herë të parë u hospitalizua më 27 shkurt 2021. Shtatzëninë e kishte të ngarkuar me më shumë rreziqe, ndërsa lindjen e realizoi në mënyrë spontane. Foshnja u lind më 4 janar 2022, para kohe, në javen e 26 gestacionale, me peshë ekstremisht të ulët 700 gram, dhe gjatësi 28 cm. Më 18 mars 2022 u mat dhe peshonte 2 kg e 200 gram.
Viktoria u lëshua në shtëpi me gjendje shëndetësore stabile.