Lajm i mirë për vaksinën kundër Covid-19: Kafshët zhvillojnë imunitet kundër koronavirusit

Dy studime të majmunëve të publikuara të mërkurën ofrojnë disa prej shenjave të para shkencore se mbijetesa e Covid-29 mund të rezultojë me imunitet ndaj infektimit, kjo një shenjë pozitive që hulumtimi për një vaksinë mund të ketë sukses thanë hulumtuesit amerikanë.

 

Megjithëse shkencëtarët e kanë supozuar se antitrupat e prodhuar si reagim ndaj koronavirusit të ri janë mbrojtëse, kishte pak dëshmi shkencore rigoroze që e mbështesin këtë.

Në njërin prej studimeve të reja, hulumtuesit infektuan nëntë majmunë me Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri. Pas shërimit, ekipi i ekspozoi ata ndaj virusit përsëri dhe kafshët nuk u sëmurën. Të gjeturat të çojnë drejt asaj “ se ata zhvillojnë imunitet që mbron kundër ekspozimit të përsëritur” tha Dr. Dan Barouch, hulumtues në Qendrën për Studim të Virologjisë dhe Vaksinimit të Qendrës Mjekësore Beth Israel të Harvard në Boston, studimet e të cilit u botuan në revistën shkencore ‘Science’.

“Është një lajm shumë i mirë” tha Barouch.

Disa ekipe shkencore kanë botuar punimet e tyre- shumica prej tyre ende të pa shqyrtuara nga shkencëtarë të tjerë- që shtojnë besimin se një vaksinë kundër virusit mund të jetë efektive tek kafshët.

Në studimin e dytë, Barouch dhe kolegët e tij i testuan 25 majmunë me 6 prototipa vaksinash për të parë nëse reagimi i antitrupave të prodhuar si reagim ishte mbrojtës. Ata pastaj i ekspozuan këta majmunë dhe 10 të tjerë si kontroll ndaj SARS-CoV-2. Të gjitha kafshët shfaqën nivel të lartë të virusit në hundët dhe mushkëritë e tyre, por tek kafshët e vaksinuara, “vërejtëm një nivel substancial të mbrojtjes”, tha Barouch. Tetë prej kafshëve të vaksinuara ishin të mbrojtur tërësisht.

Këto studime, që janë shqyrtuar nga shkencëtarë të tjerë, nuk dëshmojnë se njerëzit mund të zhvillojnë imunitet apo sa mund të zgjasë, por janë inkurajues.

“Këto të dhëna do të shihen si një zhvillim i mirëpritur shkencor” tha Barouch.