Lajm i mirë për mërgimtarët që jetojnë në Zvicër: Kosova dhe Shqipëria shpëtojnë nga karantina

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet e vetme nga Ballkani që nuk janë futur në listën e rrezikshmërisë të Zvicrës dhe që do të thotë se banorët e saj mund të lëvizin lirshëm në këto dy shtete, shkruan Gazeta Metro.
Dje është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00:00 të datës 14 dhjetor 2020.

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet Ballkanike që nuk janë në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo do të thotë se mërgimtarët të cilët dëshirojnë t’i kalojnë festat e fundvitit në Kosovë apo Shqipëri, mund të vijnë pa problem.
Ndërkohë shtetet Ballkanike që janë në listën e rrezikshmërisë janë: Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia.

Shtetet tjera me potencial rreziku për Zvicrën janë edhe Andorra, Gjorgjia, Jordania, Luksemburgu, Polonia, Portogalia, Slovenia, San Marino, Shtetet e Bashkuara, dhe disa Zona të Austrisë, Italisë dhe Francës.
Në Zvicër ekziston një kërkesë karantine për udhëtarët nga vende dhe zona të caktuara. Lista e këtyre shteteve dhe territoreve do të azhurnohet në 14 Dhjetor.

Duhet të saktësohet se sipas autoriteteve zvicerane një rezultat negativ i testit nuk heq karantinën.
Më poshtë keni listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë që janë përfshirë nga Zvicra, ndërsa KËTU mund të lexoni më shumë rreth vendimeve për karantinë.