Lajm i mirë nga Lugina, konfirmohen tre deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë


Shqiptarët në Luginë do të përfaqësohen nga tre deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Lajmin e ka dhënë Shaip Kamberi.

“Tre mandate për deputet të siguruara tashmë nga “ADSH- Lugina e Bashkuar”, si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me Tiranën dhe përkrahjes së Prishtinës.

Ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët” shkruan Kamberi në njoftim.