Lajm i mirë: Nesër fillon vaksinimi antiCOVID në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se nesër do të fillojë vaksinimi antiCOVID për qytetarët atje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai po ashtu e cilësoi këtë njoftim si një lajm të mirë, gjersa shtoi se Shqipëria po buzëqesh.

LAJM I MIRË#ShqipëriaBuzëqesh. Nesër nisim vaksinimin antiCovid19″, shkroi ai.

Ditë më parë Edi Rama po ashtu ka premtuar se një pjesë të vaksinave do ta dërgojë edhe në Kosovë, si ndihmë për mjekët, në luftën kundër COVID-19.