Lajm i mirë, 9 pacientë shërohen gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri


Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës së koronavirusit bëri me dije se 9 pacientë me COVID-19 janë shëruar gjatë 24 orëve.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19. Nga totali i rasteve të dyshuara janë testuar 36 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë për Sars-Cov2”, sqaroi Dr. Eugena Tomini.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19. Nga totali i rasteve të dyshuara janë testuar 36 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë për Sars-Cov2. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 15 raste pozitive me COVID19.