Lajm i mirë/ 7 rastet e kontrolluara, dolën negative në Maqedoninë e Veriut

Shtatë testet që priteshin sot për t’u kontrolluar për CoVid19 ,kanë rezultuar dhe janë konfirmuar negativ nga laboratori i Virusologjisë dhe diagnostikës molekulare.

Shtatë pacientë të rinj janë testuar për koronavirus, gjë të cilën e konfirmoi vetë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce në një konferencë shtypi. Pacientët ishin nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri përcjellë TetovaSot. Pacientët kanë ardhur nga Zvicra, Gjermani dhe Austri 3-4 ditë më parë. Disa ditë pasi ata janë kthyer prej andej kanë pasur temperaturë të lartë.