Lajm i keq për pushuesit në Shqipëri


Të dielën reshjet do të përfshijnë të gjithë Shqipërinë, ky është parashikimi i bërë nga Meteoalb.
Sot dhe nesër, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në pjesën e dytë ët ditës kur priten shira të përkohshëm në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër.

Dita e dielë sjell fuqizim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar ekstremin Jugperëndimor i cili do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Dita e hënë paraqitet me vranësira dhe shira në gjithë territorin, më të konsiderueshëm në Qendër dhe zonat Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të sjellin rënie të lehtë dhe graduale deri të henën kur pritet një rënie me të paktën 3°C në të gjithë terriotin duke bërë që vlerat ekstremale në rang Shqipërie të luhaten nga 9 në 31°C.