Lajm i keq për përdoruesit e pajisjeve Apple, Siri ju “përgjon”


Apple u kërkoi falje përdoruesve të saj të mërkurën për kontraktimin e palëve të treta për të dëgjuar regjistrimet audio të marra nga asistenti virtual i pajisjeve të kompanisë.

Praktika, sipas së cilës Apple punëson njerëz për të dëgjuar regjistrimet e Sirit në mënyrë që të masin performancën e asistentit me inteligjencë artificiale, u gjet në qendër të kritikave pasi u zbulua një detaj i ‘vogël’.

Siri regjistron në mënyrë rutinore njerëz duke kryer marrëdhënie seksuale apo edhe duke bërë marrëveshje droge apo diskutuar informacione konfidenciale mjekësore.

Kompania njoftoi të mërkurën:

Ne e kuptojmë se nuk kemi jetuar plotësisht me idealet tona të larta dhe për këtë kërkojmë falje.”
Apple i pezulloi regjistrimet pasi ‘kallëzuesi’, një ish kontraktues i kompanisë, ekspozoi praktikën e përgjimit të Apple në gazetën The Guardian në qershor.