Lajm i keq për ata që kanë investuar në Bitcoin

Kriptovaluta Bitcoin ka shënuar një rënie të madhe prej 12.14 % dhe është ulur në vlerën e 47 mijë e 176 dollarëve, duke humbur 6 mijë e 567 dollarë.

Ndërkohë nëse krahasohet me nivelin më të lartë që kishte kapur më 10 nëntor (69 mijë dollarë), tashmë Bitcoin ka një rënie në total 31,6 %.
Rënie ka pësuar edhe Ether me 10.14% duke shkuar në vlerën e 3 mijë e 794 dollarë, duke humbur 428 dollarë nga vlera e mëparshme.