Lajm i keq: 2 kosovarë preken nga koronavirusi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia treguan se në Kosovë janë dy raste me coronavirus.

Ministria Vita tregoi se rezultatet e fundit kanë treguar se dy raste kanë rezultuar pozitiv në Kosovë.

MInistri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencë për media ka raportuar se tashmë janë regjistruar dy raste me koronavirus në Kosovë.
“15 raste të dyshuara e dy prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre është stabile. Njëri prej tyre është shtetase italiane, 20 vjeçare dhe tjetri rast, një 77 vjeçare kosovare”, tha Vitia.

Kjo është bërë e ditur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministria e Shëndetësisë, të cilën bën thirrje për të mos bërë panik.