Një tragjedi e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Ilinden të Shkupit. Elmedina Berisha, 13-vjeçare, ka ndërruar jetë pasi ka rënë në një puset të hapur për ndërtim e të mbushur me ujë.
Burime policore për gazetën KOHA kanë informuar se tashmë në vendngjarje po kryhet ekspertizë, ndërkohë që më vonë, mund të ketë njoftim zyrtar lidhur me rastin. (koha.mk)