Lajm i Fundit: Sulmohet depoja e naftës në Arabinë Saudite

Sulmohet depoja e naftës në Arabinë Saudite

Një depo nafte u sulmua në Arabinë Saudite, ndërsa pas sulmit thuhet se qëndrojnë rebelët Houthi të Jemenit. Sulmi ndodhi në depon e naftës “Saudi Aramco” në Jeddah ku shpërtheu një zjarr i madh dhe shtëllunga të zeza tymi mbuluan të gjithë qiellin.

Sipas Reuters një varg sulmesh me dronë dhe raketa nga grupi Houthi i Jemenit i mbështetur nga Irani dhe një shtëllungë e madhe tymi të zi u pa që ngrihej në Jeddah.