Lajm i fundit: Një drejtoreshë e klinikës në Shkup është infektuar me koronavirus (VIDEO)

Drejtoresha e një klinike në Shkup është e infektuar me virusin korona. Sipas informacioneve të para, drejtoresha është kthyer nga Italia, e para se t’i konstatohet infektimi ka shkuar në vendin e punës.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas tij, mjekja është kthyer nga Italia ku kishte qenë për 1 javë në udhëtim.