Lajm i Fundit: Kurti dhe Merkel bisedojnë online

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të ketë sot një bisedë me kryeministrin Albin Kurti në formën online.

Kështu ka bërë të ditur shqiptari që është pjesë e CDU, Besnik Kelmendi.

Përveç masave për të frenuar virusin e koronës, përqendrimi do të jetë në marrëdhëniet bilaterale, çështjet ekonomike, rajonale dhe të politikës së jashtme, si dhe çështjet e politikës evropiane.

Kelmendi mendon se ata do të flasin edhe për mocionin e LDK-së.

Postimi i plotë i Besnik Kelmendit:

Kancelarja Angela Merkel do të ketë sot një video-konferencë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Përveç masave për të frenuar virusin e koronës, përqendrimi do të jetë në marrëdhëniet bilaterale, çështjet ekonomike, rajonale dhe të politikës së jashtme, si dhe çështjet e politikës evropiane.

Personalisht:
Mendoje se do te bisedohet edhe per aktualitetin politike ne Kosove, sic ishte rasti i mocionit nga ana e LDK, per shkak te ministrit te brendshem.

B.K ??????? 23.03.2020