Kanë dalë rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtë të dielë në Turqi.
Kur janë numëruar 25% e kutive të votimit, presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan kak marrë një fitore të thellë që aktualisht llogaritet në 58.6% të votave.
Me këtë rezultat ai nuk ka nevojë të përballet në balotazh.
Në vend të dytë rendit Muharrem Ince, me 27% të votave.
Ai konsiderohej si një kandidatët më të fortë, por duket se Erdogan ka marrë një fitore bindëse
Votuesit në Turqi kishin mundësinë të shfrytëzonin obligimin e tyre qytetar në 180.065 kuti votimi.
Në përditësim…