LAJM I FUNDIT/ Babai i dy fëmijë hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, gruaja tentoi ta tërhiqte por nuk ia doli


Një 40 vjeçar, E. Riko, baba i dy fëmijëve është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “30 vjetori” në Berat.

Raportohet se bashkëshortja e tij ka tentuar ta tërheqë nga ballkoni por nuk ia ka dalë dhe 40 vjeçari ka rënë poshtë duke marrë plagë të rënda. Ai është transportuar te Trauma në Tiranë, në gjendje delikate për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.06.2019, në lagjen “30 Vjetori”, Berat shtetasi E.R, 40 vjeç, dyshohet të jetë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.