Lajm i bujshëm nga SHBA – Vëllai i Shakirës përplaset fizikisht me Piquen

Ndarja e Piquesë nga Shakira vazhdon të prodhojë lajme në shtypin rozë. Mësohet se ish-futbollisti i Barcelonës është përplasur me vëllanë e këngëtares, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithçka ka ndodhur në Miami, siç raportohet nga programi televiziv “La Mesa Caliente”, në kanalin Telemundo.

Pique udhëtoi në qytetin e Amerikës së Veriut këtë të mërkurë, për të parë fëmijët e tij.

Por ribashkimi me kolumbianen duket se ka shkuar keq dhe mes të dyve nisi një debat i shëmtuar, dëshmitar i të cilit ishte vëllai i artistet, Tonino Mebarak, i cili doli në mbrojtje të motrës së tij dhe u përplas fizikisht me ish-lojtarin.

Sherri ka përfunduar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, që ndodheshin aty pranë.