Përfaqësuesi special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur rreth idesë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.
Lajcak e ka quajtur shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve si ide të rrezikshme, formë kjo që u tha si arritja e vetme e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë. Lajcak në një intervistë për francezen “Le Monde”, tha se tani me administraten e re të Joe Biden në SHBA, tregon një unitet me BE’në.
“Gjëja më e rëndësishme për mua është edhe një herë konfirmimi se uniteti SHBA-BE është një faktor vendimtar për suksesin në Ballkan. Ne jemi komplementarë. Gjatë vitit të kaluar, ka pasur konfuzion rreth procesit të nisur nga Uashingtoni, nga Richard Grenell, i dërguari special i Donald Trump. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka mbështetur gjithmonë rolin udhëheqës të BE-së”, tha Lajcak.//gazetametro.net