Lajçak i zhgënjyer me qeverinë në detyrë: Të largohen menjëherë masat e reja të reciprocitetit


Pas vendimit që reciprocitetit ndaj Serbisë t’i shtohen masa të reja, ka reaguar i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Ai tha se është i zhgënjyer për masat e reja, të cilat u vendosën nga qeveria në detyrë e Kosovës.

Sipas tij, veprime reciprocitetit ndaj Serbisë t’i shtohen masa të reja, shkruan Indeksonline.

“I zhgënjyer për masat e reja të reciprocitetit, të vendosura nga qeveria në detyrë e Kosovës. Veprime të tilla të njëanshme e minojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të largohen menjëherë. Siç është thënë vazhdimisht, ne presim që të dyja palët në dialog t’i zbatojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet e kaluara”, ka shkruar Lajçak.