Lagje e bukur me pamje evropiane në fshatin Trebosh

Këtë javë edhe një lagje në Trebosh, morri pamje të infrastrukturës evropiane. Kësaj rradhe Komuna e Zhelinës nuk ishte vetë kontribuese e ndërtimit të kësaj rruge kaq të bukur, por në krah ishte edhe Vesel Ahmedi, njeriun që gjithmonë i buzëqeshur dhe me zemër bujare ishte investitori kryesorë i ndërtimit të kësaj rruge.

Si mos jemi krenarë me njerëz si Veseli. Një qytetar shembullor e për çdo lëvdatë. Faleminderit familjes Veseli për këtë kontribut patriotik, që i ndihmoi Komunës dhe qytetarëve.