DREJTORI I BURGUT I BIE “PISHMAN”, PROLONGON DEKLARATËN
U bënë tre ditë që kur të burgosurit e Grupit të Kumanovës janë në grevë. Ndërsa prej sot refuzojnë edhe të kontrollohen nga mjekët. E për grevën drjetori për Zbatimin e Sanksioneve Marjan Spasovski është informuar sot. Premtoi se personalisht do të shkojë t’i vizitojë të burgosurit dhe do t’i degjojë kërkesat e tyre.
MARJAN SPASOVSKI DREJTOR NË DZS-së
“Nuk i di kërkesat e tyre as nuk e di se sa persona po mbajnë grevë urie, as nuk i di kërkesat e tyre. Prej këtij momenti do të drejtohem në burgun e Shutkës dhe do të bisedoj personalisht me ta për kerkesat e tyre. Për neve për momentin është e rëndësishme gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërsa drejtori i burgut të Shutkës Filip Andov edhe pse tha se do të japë deklaratë sot për media, ai në moment të fundit ndëroi mendje.
GRAFIKË FILIP ANDONOV DREJTOR NË BURGUN E SHUTKËS
“Kërkoj falje do të anulohen deklaratat dhe vizitat për shkak të punëve të paprolonguara”.
Se gjendja e tyre po përkeqësohet informon Aleanca për shqiptarët e cila ka komunikuar me familijarët e tyre.
ARBEN ZEQIRI ZËDHËNËS I ASH-SË
“Inofrmacionet e fundit janë se prej dje ata ndodhen ne korridorin e burgut i kanë lëshuar qelitë dhe grevën po e zhvillojnë në korridorin e burgut duke kërkuar që t’ju respektohet të drejtat dhe të mbahen premtimet që sipas informatave tona u janë dhënë shumë më herët, madje u është premtuar që para festës së Bajramit do tu lejohet vizita apo fundjava e lirë”.
Ekipi i Avokatit të popullit sot ka vizituar të burgosurit që po mbajnë grevë urie, ndërsa për gjendjen e tyre do të japë raport të hënën. Ndryshe te Avokati i popullit Naser Ziberi kanë arritur shkresat e Irfan Lutfijut, Arsim Bajramit dhe Elham Arifit të cilët thonë se janë të diskriminuar për shkak të refuzimit të drejtorisë për t’i shfyrtëzuar ditë të lira vikendi dhe vizitë familijarëve. Avokati i Popullit prej vitit të kaluar merret me këtë çështje dhe thotë se të gjitha kushtet janë të plotësuar por se fjalën e fundit e ka drejtori i burgu I cili dje për Klan Maqedoni tha se të burgosurit nuk plotësojnë një kusht e ai është angazhim pune në burg. /KlanMacedonia/