Lagja e bukur në qendër të Shkupit mban emrin e familjes Bunjaku, tani nuk jetojnë më shqiptarë

Një nga lagjet më të bukura në Shkup është lagja Bunjakovec. Kjo lagje gjendet në komunën Qendër. Ajo është në mes të pjesës më urbane të qytetit, por shquhet me mjaft hapësira të gjelbërta. Kufizohet me Lagjen e Dibranëve (Debar Maallo) dhe me lagjen Kozle, kurse pjesa më e madhe sheh në drejtim të malit Vodno (Mali i Krojeve).

Shumë pak ndoshta e dinë se emri i lagjes Bunjakovec vjen nga familja e vjetër Bunjaku nga Prizreni. Mes dy luftërave botërore, kjo familje ka qenë pronare e gati gjysmës së lagjes, duke filluar nga tregu Bunjakovec e deri te kafiteria Idadija, në parkun e Shkupit.
Maqedonasit e konsiderojnë këtë familje si “familja serbe Bunjak” (paramendoni)!
Sot kjo lagje është e banuar gati 100 për qind me maqedonas dhe popullatë tjetër joshqiptare, kurse kompania “Skopski Pazar”, që mes tjerash posedon edhe tregun e dikurshëm të familjes Bunjaku, prej para kohe sërish është në pronë të biznesmenëve shqiptarë nga Shkupi dhe Kumanova.