Laboratori LAOR: Analiza falas për të moshuarit (3-7 Tetor)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Moshuarit (1 Tetor 2022), laboratori LAOR në Tetovë do ofrojë shërbimet e analizave të gjakut (paketi LU1) për të gjithë të moshuarit (+60 vjeç) nga data 3 Tetor (e hënë) deri më datën 7 Tetor (e premte).

Të interesuarit duhet të kenë një udhëzim nga mjeku amë dhe të vijnë në laboratorin LAOR në rrugën 29 Nëntori numër 21 në Tetovë. Ky aktivitet organizohet me qëllim që të tërhiqet më shumë vëmendje ndaj kësaj kategorie shoqërore, të cilët kanë nevoja të shumëta, por të realizueshme. Kujdesi dhe dashuria ndaj të moshuarve është obligim i gjithësecilit prej nesh. Ne, në laboratorin LAOR jemi shumë të përkushtuar për t’i pritur, për t’i shërbyer e për t’i përcjellë sa më mirë ata që do kërkojnë shërbimet tona.