Laboratori LAOR dhe Shkolla e Mesme Komunale e mjekësisë në Tetovë nënshkruan memorandum bashkëpunimi.
Sot për vizitë në LAOR Medical Lab në Tetovë qëndroi drejtori i SHMKM Nikolla Shtejn Tetovë, z. Binas Pajaziti dhe profesoresha e Biokimisë, zonja Teuta Salihi.
Me qëllim vendosjen e një bashkëpunimi arsimor, praktik dhe teknik në fusha me interes të përbashkët, si dhe me qëllim përdorimin e resurseve të disponueshme dhe përvojave të fituara nga të dyja palët, drejtori i Shkollës së Mesme Komunale të Mjekësisë z. Binas Pajaziti si dhe drejtori i Laboratorit LAOR z. Vullnet Murseli nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Pjesë e këtij memorandumi të bashkëpunimit është edhe KONTRATA për realizimin e mësimit praktik, praktikës feriale dhe të mësuarit nëpërmjet punës për nxënësit që ndjekin mësimet në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë .
Jemi të sigurtë se bashkëpunimet e këtilla do jenë frutdhënëse për të dyja palët nënshkruese, me qëllim ngritjen e nivelit të përgatitjes dhe aftësimit të mëtejshëm të nxënësve të cilët do jenë në gjendje të përdorin teknologjinë më të avansuar në punën praktike që do kryejnë në laboratorin tonë.