Labinot Tahiri viziton mjekët në Viti, dhuron maska për banorët e fshatit të karantinuar

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka treguar mbështetjen e tij ndaj situatës së krijuar për shkak të panikut nga coronavirusi.
Ai përmes një fotografie të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ka treguar se ka vizituar disa nga mjekët në një qendër të mjekësisë familjare në Viti.
Këngëtari i cili pozoi me maska pranë doktorëve dhe infermiereve të kësaj QKMF-je, tregoi se në mbishkrimin e fotografisë se dhuroi një sasi të madhe maskash.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Tani sapo u ktheva nga Vitia!
Arsyea ishte për ti dhuruar një shumë të maskave pêr mbrojtjen e banorëve!
Për të arritur në Stubëll, nuk patem mundesi të shkojmë në fshatin e trimave shqiptarë sepse ishte urdhur i prerë dhe i cili duhet zbatuar nga policia e shtetit pêrshkak rrezikut të kësaj gjendje të virusit!
Qellimi ishte ti dërgonim maskat por na udhëzuan që ti lëm në qender të mjekësisë e pastaj ata i dergojnë në Stubëll dhe ne i lam në Viti!
Faleminderit edhe personelit kujdestarë për mikpritjen që na e kushtuan!
Edhe pse jeni malsorë atje larg ne jemi me zemer me ju e çdo kend kur ka nevoj!
Zot ruaj shqiptarët nga çdo gjë e keqe.
Labi Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.

https://www.instagram.com/p/B9xDUMihh5P/?utm_source=ig_embed