Labinot Tahiri në krah të Fjolla Morinës: E përkrah këtë nënë që punon për t’i rritur fëmijët e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, vendosi që të shtunën të bëjë reagimin e parë publik që pas arrestimit të saj në datën 19 shtator.

Në këtë datë Fjolla u arrestua në pikën kufitare të Morinës pasi në i’u gjetën dy pistoleta, njëra çakmak dhe tjetra tip “Zoraki” me 23 fishekë luftarakë.

Ditën e martë asaj ju dha vendimi nga Gjykata e Kukësit masa me arrest shtëpie dhe për 30 ditë ajo është e detyruar të qëndrojë në qytetin e kukësit.

Në reagimin e saj të bërë në “Instagram” Fjolla ka kritikuar mediat që sipas saj kanë përfshirë edhe dy personat që e shoqëronin këngëtaren gjatë udhëtimit. .

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një farë pike të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë, bëni mirë të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për vetën time! Gjëra që dhe unë s’i dija, por të shkruani me emër e mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk e meriton këtë “show”. Po shkruani gjëra të paqenë dhe po lëndoni një familje e fëmije. Fajet e mia i marr vet mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjare!”- ka shkruar ajo.

E Menjëherë në mbështetje i ka ardhur kolegu i saj këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri, duke thënë se opinion publik po ushtron presion mbi këngëtaren në këto kohë të vështira për të.

“E përkrah këtë shkrim të një vajze, nenë e njeri që punon për t’i rritur fëmijët e saj, që kush si ajo s’i do! Pa qenë nën lëkurën e dikujt, nuk bën të paragjykoni. Fjolla Zotin ke afër vetes gjithmonë sepse ke fëmijët. E për fjalët dhe për ne mos e lodh veten”- shkruan Labri krah postimit të ripostuar të këngëtares në llogarinë e tij në Instagram.

E në mbështetje pas kësaj deklarate të saj i ka dalë kolegu, këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri.

Ky i fundit ka rishpërndarë reagimin e Fjollës në InstaStory, ndërsa ka mbështetur se opinioni publik po ushtrojnë presion mbi të në këto kohë të vështira për të.