Labinot Tahiri jep dorëheqje nga AKR-ja e Pacollit

Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri ka dhënë dorëheqje nga grupi i AKR-së duke paraqitur kërkesë për të qenë deputet i pavarur.Kallxo.com ka parë një e mail që deputeti i ka drejtuar sekretarit të Kuvendit ku shkruhet se ai ofron dorëheqjen.Në dokument shkruhet se sekretari i ka kthyer përgjigje duke e njoftuar se kërkesën për dorëheqje duhet ta dorëzojë te Kryetari i Kuvendit.

Kallxo.com ka pyetur Tahirin për këtë çështje.“Nuk kemi pasë grup të AKR-së. Po ju lus pas një ore të më telefononi për këtë çështje për shkak se jam në protestë”, ka thënë Tahiri./Pacensure