Labinot Tahiri akuza të rënda, thotë se shumica e artistëve s’paguajnë tatim

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri beson që Covid 19 është biznes politik.

Ai u shprehë në ATV se sa ishte fushata e partive nuk pati virus, transmeton Indeksonline.
“Fushata ke s’patë virus, dul Labi në protestë patë virus?! Ku metën ata artista që thonin është shëndeti në pyetje? Pse s’dulën me ju thanë ish-partive e ish-liderve të tyre që ka virus ma se shëndeti është në pyetje, por nuk guxun me qu zanin. A e dini pse? Se s’pagujnë tatim shumica. Nuk guxojnë me qu zanin”, tha ndër të tjera Labinot Tahiri.