Labinot Gashi: Kam pasur rastin që jam nisur në një vend edhe pse nuk kisha as një euro në xhep


Moderatori i njohur nga Kosova, Labinot Gashi, është pjesë e ekranit prej shumë vitesh.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not” me Roza Latin, ku ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e karriera profesionale.

I njëjti tha se ka udhëtuar botën falë punës së televizionit, por jo duke qenë i pasur.

“Kam pasur fatin të shëtis botën, pa qenë milioner, falë punës në televizion. Kam shëtitur votën nga një cep në një cep tjetër”, shtoi Gashi.

“Kam pasur rastin që jam nisur për në Brazil, Tajlandë, apo Kinë. Dhe unë kam thënë si të nisem kur nuk kisha as një euro në xhep”, vazhdon prezantuesi.