Labinot Azemi në takim me kryetarin e BIK-ut, Myftiun Naim Tërnava

Labinot Azemi i cili ditë pas dite vazhdon të punojë në projekte kundër bullizmit, dje në kuadër të këtyre projekteve pati një takim me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, njofton Pa Censurë. Takimi u zhvillua në hapësirën e Bashkësisë Islame në Prishtinë. Tërnava e njoftoi Labinotin me aktivitetin e BIK-ut dhe përpjekjen e vazhdueshme të këtij institucioni për një mirëqenie sa më të mirë të popullit tonë.

Myftiu i tha Labinotit që në vazhdim e sipër edhe në hytbe do të flitet për bullizmin, pasi që zëri i imamit vihet në lu*ftimin e çdo të keqeje e negative në mesin tonë. Labinot Azemi falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe për mbështetjen e pa rezervë të institucionit të BIK-ut kundër këtij fenomeni që po shtrin shtrat në shoqërinë tonë./Pa Censurë/
Postimi i plotë nga Bashkësia Islame e Kosovës: