Shumicës nga ne i ndryshon jeta me kohë e së fundmi ndryshoi edhe jeta e Labinot Azemit, “Djalin e Hekurt” që tanimë është shumë i njohur për publikun.
Ai ka filluar studimet në Universitetin Universum në Ferizaj në drejtimin Shkenca Politike dhe po ashtu shpreson që në të ardhmen të jetë pjesë e politikës.
Përveç kësaj, kujtojmë se para disa javësh Labinotit iu kishte ofruar një mundësi për operim falas në Shqipëri që të ndryshonte pamjen e tij por ai për Pa Censurë tha se këtë ofertë tanimë e ka refuzuar dhe nuk dëshirohen të bëjë ndërhyrje kirurgjikale. Ai për këtë çështje tregoi edhe arsyet se përse nuk dëshironte të operohej.
“E dua veten kështu si jam dhe dua që të bëj diçka për rininë kështu si jam edhe pse rrezikoj veten pa ndryshuar”, ka thënë Labinoti për Pa Censurë.
Kujtojmë se Labinoti kishte filluar një fushatë-projekt kundër bullizmit në disa shkolla të komunës së Ferizajit, por tani ai është shumë i kërkuar edhe nga shkollat e tjera.
Labinoti dha një lajm tjetër ekskluziv për Pa Censurë, ku tregoi se projektin që e ka filluar kundër bullizmit, do ta realizojë në të gjithë Kosovën së bashku me Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj.
Artikull nga Qëndresa Loku për Pa Censurë – 01.11.2021