Tashmë atë e njohim të gjithë, historinë e tij, personalitetin dhe luftën e tij për një shoqëri më të mirë për të gjithë, pa bullizëm, pa ngacmime dhe pa diferencë.
Dalja e tij në publik dridhi jo vetëm publikun e gjërë por edhe bëri bujë në mediume të ndryshme, në intervista që u ndoqën nga më shumë se gjysëm milion njerëz. Labinot Azemi, siç e njohim ndryshe me nofkën “djali i hekurt”, theu çdo barierë duke luftuar bullizmin në jetën publike.
Por, pas shumë e shumë individëve që u munduan t’a rrëzonin diversitetin e tij, duke dëgjuar historinë e tij, Labinoti nuk u tundua as edhe një moment duke vazhduar kështu rrugëtimin e tij që e nisi, për një shoqëri progresive.
Ai pati përkrahje nga shumë personazh publik shqiptar, duke filluar nga Dafina Zeqiri, Donjeta Kosumi, Liberta Spahiu, e deri tek Resul Sinani dhe Alaudin Hamiti. E kjo, si duket i dha një dorë mbështetëse Labinotit duke mos u ndalur kurrë nga rrugëtimi i tij dhe pa u ndikuar asnjëherë nga askush./PACENSURË