Labi transferon 7 mijë euro për të lënduarit në Ferizaj

Labinot Tahiri-Labi po vazhdon me humanizmin e tij. Ai përmes rrjeteve sociale ndërmori një aksion për të ofruar ndihmë të lënduarve në shpërthimin e mbrëmshëm në Ferizaj.

Labi tregoi se do të transferojë 7000 euro për të lënduarit. Ai ndër tjerash në postimin e tij shënoj:
“Nga Podujeva në Ferizaj! Për GENCIN dhe të tjerët! Për personat që janë nisur për shërim në Turqi, nga rasti që ndodhi në Ferizaj! Ne si Fondacion, i ndajmë nga 1000€ për nevoja të familjarëve të cilat ju duhen për ndonjë shpenzim gjatë shoqerimit në Turqi. Pra nëse kanë udhëtuar : Genci dhe 6 të tjerë, ne i transferojmē 7000€ Pastaj nëse kërkohet ndonjë mobilizim për të tjerët të cilët kanë pësuar lendime jemi këtu me ju. Ne jemi në kontakt me familjen e Gencit se bashku mund të bejmê edhe më shumë. ZOT BEJ MREKULLI DHE SHËRO TË GJITHË. Labi Kosovë e Shqipërisë”.