Labi publikon fotografi nga tollovia që ka krijuar në koncert


Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, i është gëzuar lajmit për lejimin e dasmave dhe koncertëve.
E kur këto kanë filluar të lejohen duket se numri i personave që presin në rend për koncertet e tyre është i madh.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka shkruar se ndjehet e lumtur që më në fund, rinia po shijojnë mbrëmjet muzikore, derisa ka ironizuar duke u shprehur se “tollovia” e sotme nuk është për shkak të zgjedhjeve.
“Nuk janë zgjedhjet, por prezenca jonë sonte në Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë. Vazhdojmë në mega mbrëmjet e tjera! Faleminderit qytetarët e mi dhe të gjithë ju shqiptarë”, ka shkruar Labi në mbishkrimin e fotografisë.